Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Pezullohet manifestimi i faljes së Kurban Bajramit, kreu i myslimanëve pozitiv me Covid-19

18:12 / July 30, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
myslimanett 750x375 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Bashkësia Fetare Islame në Maqedoninë e Veriut ka pezulluar manifestimin qendror për Faljen e Namazit të Kurban-Bajramit dhe u ka bërë thirrje besimtarëve që të zbatojnë rekomandimet e autoriteteve shëndetësore për mbrojtje nga koronavirusi. Sipas një vendimi të Bashkësisë Fetare Islame, Namazi i Kurban Bajramit do të falet në xhami, por me numër të reduktuar besimtarësh. Kreu i këtij institucioni fetar, Shaqir Fetai, njoftoi se ka rezultuar pozitiv në testin me Covid-19 dhe mesazhin e Bajramit e ka publikuar në kushte izolimi.

“Me lutjet tona t’i drejtohemi të madhit Zot, që me mëshirën e Tij të lëshojë ndihmën e Vet të pakufishme që ta tejkalojmë sprovën e madhe,  por të rrezikshme për njerëzimin, sëmundjen Covid-19 dhe njëherësh t’i lutemi që t’i shërojë të gjithë të sëmurët kudo në vend dhe anembanë botës, ndërsa viktimat që humbën jetën t’i përfshijë në mëshirën e Vet të pakufishme. Vazhdoni të jeni në shërbim të tejkalimit të kësaj pandemie, sepse me këtë do të jemi në shërbim të Zotit”.

Nga ana tjetër besimtarët myslimanë në Maqedoninë e Veriut po përballen edhe me një shqetësim tjetër. Për shkak të përhapjes së sëmundjes “gjuha e kaltër” tek dhentë, autoritetet kanë bërë thirrje që kafshët e tilla të mos theren për Kurban Bajramin, kurse Mufinitë kanë dhënë urdhër që lëkurat e kafshëve të groposen në dhe.

Në raportin e autoriteteve të shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut njoftohet se gjatë 24 orëve të fundit nga 1325 testimet e bëra, 119 persona kanë rezultuar pozitiv me Covid-19. Raportohet edhe për 89 pacientë të shëruar. Në këtë njoftim thuhet se 4 pacientë kanë humbur betejën me koronavirusin.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Arrihet marrëveshja/ Kristjan Asllani një hap larg transferimit në Lindjen e Mesme

18:42 / August 25, 2026

Territorialja/ Kryebashkiakët e PD i ankohen Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës

16:58 / August 25, 2026

“Në territor për qytetarët” – Rama ndan detyrat, sistemi kombëtar “BESA” në 12 qarqe

16:19 / August 25, 2026

Berisha për garën në Tiranë: “Primaret nuk përjashtohen, gjithçka vendoset në javët e ardhshme”

14:33 / August 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.