Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Përparim Kabo “shkund” politikën shqiptare: Keni mbaruar ciklin. Çantat gjashtë mijë euro të fëmijëve tuaj që s’kanë punuar asnjë ditë, nuk ua bëjnë…

19:21 / July 31, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Profesor Përparim Kabo
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Profesor Përparim Kabo  bëri një apel të gjatë kundër politikës aktuale në Shqipëri. Sipas tij, sferës aktuale politike në vendin tonë i ka ardhur fundi.

“Do t’iu jap një shembull historik, ishte një betejë që e humbi një ushtri dhe përpara mbretit gjeneralët thanë që vërtetë betejën e humbëm, por kur kundërshtari na kërkoi që të shkelnim mbi flamurin kombëtar, atë nuk e bëmë. Pranuan të na vrisnin atë nuk e bëmë. Atëherë problemi është ky, lëreni politikën dhe fjalët, mos bëni sikur nxeheni, sikur keni probleme të mëdha parimore me njëri-tjetrin. Ju jeni njësoj, një prerje jeni. Madje këtë e keni provuar vetë me aleancat dhe marrëveshjet që keni bërë. Keni kërcyer nga e majta në të djathtë dhe nga e djathta në të djathtë pa t’u dridhur qerpiku. Po nga ndryshon programi jot, si qenka, një herë i majtë një herë i djathtë? Kjo tregon që partitë politike udhëhiqen nga interesa, jo nga vlera, jo nga parime. Mendoj se jo vetëm qytetarët shqiptar, që tanimë e kanë humbur durimin, por të gjithë shqiptarët kudo që janë në të gjithë botën, duhet të përfshihen në votimin në Shqipëri. Zoti Majko në një studio televizive tha, tani mandatin e tretë do ta marrim për inerci, se njerëzit do të na votojnë prapë ne. Jo mor jo, ty të ka ikur koha me kohë, s’të voton më njeri ty. Për çfarë do të votojë ty? Ty edhe shokët e tu për çfarë duhet të votojë? Për borxhin e madh? Për deficitin buxhetor? Për çfarë duhet të votojë? Ikni një orë e më parë, misioni juaj mbaroi. Nuk ua bën jetën të lumtur as vila as jahti, as luksi, as çantat gjashtë mijë euro të fëmijëve tuaj që s’kanë punuar asnjë ditë, nuk jua bëjnë jetën të lumtur. Mund t’jua bëjnë më luksoze por më të lumtur jo. Ky është një popull fisnik, që ka duruar shumë, por s’ka për të duruar më. E ardhmja është e tij, sepse demokracia është mënyrë e organizimit të shtetit, ku populli në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe të lirë përfaqësohet përmes delegimit të sovranitetit. Demokracia nuk është vjedhje e sovranitetit për të pasur ti pushtetin autokratik, koha juaj ka mbaruar”, tha ai për Top Talk.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ndërprerje masive e shërbimeve të Apple, përjashton sulmin kibernetik: Shkak një përditësim i brendshëm i sistemit

22:55 / November 17, 2026

Kate dhe William shkëlqejnë në Mumbai/ Princesha mahnit me bizhuteritë e Mbretëreshës Elizabeth dhe veshjen tradicionale indiane

22:21 / November 17, 2026

FBI jep alarmin për sulme kibernetike në mbarë botën

21:18 / November 17, 2026

Trump me deklaratë të fortë: Irani do paguajë një çmim që asnjë vend nuk e ka paguar ndonjëherë…

20:58 / November 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.