Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Gushti i kandidatëvë, PD nis sot përzgjedhjen e emrave

08:53 / August 3, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
selia pd
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Partia Demokratike përzgjedh sot kandidatët për Parlamentin dhe bashkinë, duke ngritur komisionin e vlerësimit të figurave, e ku përfshihen dhe themelues të PD dhe anëtarë nga shoqëria civile. Nga degët e partisë më të madhe të opozitës kanë mbërritur me mijëra emra.

Deri me 30 korrik, anëtarët e Partisë Demokratike ne 71 degët brenda vendit, kanë propozuar emrat që ata duan për përfaqësuesit politikë në zgjedhjet politike dhe lokale. Burime zyrtare bëjnë me dije për gazetën Mapo, se duke qënë se degët kanë nxjerrë dhjetra emra, ne selinë qendrore mund të kenë mbërritur mbi 2 mijë e 500 propozime.

Me këtë, është mbyllur faza e parë e parashikuar në udhëzimin e miratuar nga kryesia pak javë me parë.
Sot do të mblidhen dy forumet kryesore drejtuese Kryesia dhe Këshilli Kombëtar, ku do të konstituohet dhe do nisë nga puna Komisioni i Vlerësimit të Figurave, që do të procedojë me selektimin e emrave të ardhur. Komisioni përbëhet nga 5 anëtarë. Dy prej tyre janë zbuluar tashmë në media, janë themeluesit Besnik Mustafaj dhe Genc Ruli. Ndërkohë, tre të tjerët pritet të jenë funksionarë të PD dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Lista që do të dalë prej Komisionit të Vlerësimit do ti nënshtrohet një tjetër filtri, atij të figurës dhe integritetit. Kujtojmë se kriteret e shpallura në udhëzim nga PD janë shumë të ashpra, ku përfshijnë verifikimin e pasurisë dhe të së shkuarës. Më tej, emrat që mbeten nga këto faza, i shkojnë sërish degëve, dhe i nënshtrohen votimit final me parimin, një anëtar-një votë.

Në Shtator, bësohet se në PD do të jenë emrat zyrtarë të konfirmuar për betejat elektorale të vitit që po vjen. Demokratët e dinë se jo të gjithë të propozuarit do të behen deputetë ose kryetarë bashkie. Po me këtë proces dhe me këtë selektim do të krijohet baza më e mirë e burimeve njerëzore për qeverisjen nesër dhe PD do të ketë gati njerëzit për të marrë detyra dhe përgjegjësi publike.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ndërprerje masive e shërbimeve të Apple, përjashton sulmin kibernetik: Shkak një përditësim i brendshëm i sistemit

22:55 / November 17, 2026

Kate dhe William shkëlqejnë në Mumbai/ Princesha mahnit me bizhuteritë e Mbretëreshës Elizabeth dhe veshjen tradicionale indiane

22:21 / November 17, 2026

FBI jep alarmin për sulme kibernetike në mbarë botën

21:18 / November 17, 2026

Trump me deklaratë të fortë: Irani do paguajë një çmim që asnjë vend nuk e ka paguar ndonjëherë…

20:58 / November 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.