Nënkrytari i LSI-së, Petrit Vasili përmes një statusi në rrjetet sociale lidhur me arrestimin e komisionerëve që lejuan manipuliin e zgjedhjeve në dosjen 339 ngre pesë pyetje për SPAK.
Ai thotë se kjo strukturë duhet të tregojë pse gënjeu për komisionerët e vdekur për të cilët lëshoi urdhër arrestet dhe pse “mbylli sytë për përgjimet e Vangjush Dakord me bandën e Avdylajve”.
POSTIMI I VASILIT
5 pyetje per SPAK-un dhe pse genjeu per komisioneret e vdekur??
SPAK genjeu e tha: ” Hetimet janë sekrete dhe në bëmë sipas ligjit verifikimet në regjistrin e gjendjes civile ku dy komisionerët Kasem Lala dhe Besim Bregu rezultonin që nuk ishin çrregjistruar dhe më pas ne premë urdhrin e arrestit”.
1.Pse genjeu kaq trashe SPAK-u?
2.A eshte vertete kaq jo profesional SPAK-u ?
3.Cili hall politik i beri SPAK- un kaq qesharak?
- A eshte i njejti SPAK qe nuk heton Dosjen 184 ku i ka Kryeministër, Ministra, Deputete Drejtore policie sa një mal?
- Po tek dosja 339 kush ja mbylli sytë dhe veshët SPAK-ut per te mos dëgjuar Vangjush Dakon, Avdylajt, Drejtore qe ktheheshin ne zgjatim te krimineleve per vota??
Keto veprime dhe mosveprime skandaloze si Unaza e Re apo kulmi i i 109 milion eurot qe i duhen paguar Beçhetit etj jane momente turpi dhe shkaterrimi te besimit ndaj SPAK-ut.
Ndonje nderkombetar, qe ekzaltohet ne menyre artificiale per “komedite” politike te SPAK-ut s’mund te mbylle dot më syte perpara ketij realiteti, pasi faktet jane kaq kokeforte!
Keto 5 pyetje presin pergjigje.
P.S. Megjithate shiheni foton e çrregjistrimit te komisionerit te vdekur perballe deklarates se genjeshtert te SPAK-ut dhe konkluzionin nxirreni vete”, shkruan Vasili.
