Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Pse s’mjafton vetëm kimia në një lidhje?

15:33 / August 3, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
lidhje
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Studime të kryera në SHBA-ës, treguan se gjysma e çifteve të marrë si rast studimor kanë përfunduar në ndarje për shkak të pritshmërive jo-realiste që kishin ndaj njëri tjetrit. 

Këto keqperceptime, rriten për shkak të punës aktive që bëjnë hormonet në fillim të lidhjes ose siç quhet ndryshe, periudha e kimisë. Kjo fazë mund t’i verbojë paksa njerëzit dhe vetëm kur kimia zbehet apo zhduket, ata kuptojnë që partneri/ja nuk ishte aq ideal sa menduan se ishte. Pse ndodh kjo?

Gjatë këtij studimi, ekspertët pyetën më shumë se 300 njerëz se çfarë do të thoshte fjala kimi për ta. Pas përgjigjeve, rezultoi se 9% e grave dhe burrave e lidhën këtë periudhë me fjalën “dashuri” kurse të tjerë me “reagim biologjik” apo “dëshira të përbashkëta”.

Në fakt dashuria kalon nëpër 3 faza kryesore; epsh, tërheqje dhe përkushtim. Faza e parë, të cilës zakonisht i referohemi si “kimi” nuk është asgjë më shumë se puna e estrogjenit dhe androgjenit, (hormone femërore dhe mashkullore të bazuara në funksionin e tyre biologjik për t’u riprodhuar).

Kur këto hormone kalojnë nga faza kulminante në atë të qetësisë, çiftet mund të kuptojnë më mirë se çfarë ndjejnë për njëri tjetrin. Gjërat ndoshta s’duken më si në fillim dhe sjellja e tij s’të duket më aq interesante. Sigurisht, pasionin mund ta mbani zgjuar për shumë gjatë, edhe pasi periudha e kimisë së zjarrtë të ketë mbaruar. Flisni me njëri tjetrin si në takimin e parë, kapni duart më shpesh dhe përkushtojuni partnerit. Kaq e thjeshtë!

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.