Kryeministri Edi Rama ka postuar mëngjesin e sotëm një video me sitet turistike të zonës së Matit.
“Mirëmëngjes dhe me Matin e bukurive të pamata, ju uroj një ditë të bukur”, shkruan kryeministri.
Lexo edhe- “Të ruash distancën duke shijuar bukuri pafund”. Ja pse duhet te vizitoni Matin
Liqeni i Shkopetit, Ura e Ulzës, Burreli, Muzeu Historik i Matit, Macukulli, Formula e Pagezimit, Kalaja e Stelushit janë disa prej siteve turistike të kësaj zone të cilat duhen vizituar patjetër
