Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Certifikimi sipas standardeve të BE-së, i hap rrugë eksportit të verës në tregun italian

12:36 / August 4, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
maku5 696x522 1 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Drejtoria e Bujqësisë në bashkinë Maliq të qarkut Korçë, po mbështet fermerët e zonës, jo vetëm në drejtim të rritjes së prodhimit bujqësor por edhe certifikimit të këtij prodhimi me markën e cilësisë, duke i bërë produktet tradicionale të Maliqit, konkurruese në tregun vendas dhe atë të huaj. Krahas fasules pllaqi, patates, mollës edhe vera, janë kulturat që e avantazhojnë qarkun e Korçës të konkurrojë denjësisht në eksportet bujqësore në tregjet e huaja.

Drejtori i Bujqësisë në Maliq, Arben Dulellari tha se, “në kuadër të programit të BE-së, bashkia Maliq po bashkëpunon për më shumë se një vit me projektin italian për certifikimin e disa prodhimeve tradicionale të zonës, sipas standardeve europiane”.

“Me përfaqësues të projektit Italian “Sviluppo Umbria” jemi duke përfunduar procesin e certifikimit të produkteve në dy kantinat e prodhimit të verës në Maliq, “Kinolli” dhe “Ceci” që ushtrojnë aktivitetin e tyre në fshatin Drithas, Njësia Administrative Libonik dhe në fshatin Gurishtë,Njësia Administrative Pirg”- thotë Dulellari. Sipas tij, sipërmarrësit e këtyre dy kantinave, pas një pune të gjatë nën këshillimin e ekspertëve italian, kanë arritur të prodhojnë verë cilësore sipas standardeve që kërkon tregu i huaj.

Sipërmarrësit e verës, kanë arritur të shtojnë sipërfaqet me vreshta në sajë të mbështetjes nga Skema Kombëtare dhe kanë bashkëpunuar me projektin italian në drejtim të implementimit të teknologjive të reja të përpunimit të rrushit, për prodhimin e verës cilësore me qëllim eksportin e saj fillimisht në Itali e më gjerë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Drejtoria e Burgjeve transferon Erion Veliajn nga Durrësi në Fier

12:10 / October 28, 2026

Tensionet te ministria e Brendshme, shoqërohet një protestues. Policia kordon jashtë godinës

11:57 / September 17, 2026

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.