Pasi Policia shpalli në kërkim administratorin e një objekti, i cili në mënyrë të paligjshme ushtronte aktivitetin për nxjerrjen e pllakave dekorative në Parkun Kombëtar të malit të Tomorrit, ka reaguar edhe i biri i tij, deputeti i dalë nga LSI, Klajdi Qama.
“Lajmin e mora vesh nga mediet. Çdo gjë është e pavërtetë, presim mbylljen e hetimeve. Do flasim pasi të njihemi me hetimet. “, u shpreh ai për Report Tv.
Selim Qama, 61 vjeç akuzohet për veprat penale “Dëmtimi i habitateve në zonat e mbrojtura mjedisore”, ‘’Fshehja e të ardhurave’’ dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.
