Nga Ana Maria Luca/ BIRN
Si presidente e Këshillit të Bashkimit Europian, Rumania ka njoftuar mbështetjen e saj për ofertat nga Shqipëria dhe Maqedonia për të filluar negociatat e pranimit në BE, ashtu si paraardhësit e saj, Bullgaria dhe Austria.
Nëse kjo do të jetë e mjaftueshme që të dy vendet të nënshkruajnë një marrëveshje në qershor 2019 në Këshillin Europian, kjo mbetet ende për t’u parë.
Një fillim i negociatave për anëtarësim me Maqedoninë dhe Shqipërinë ka qenë në pritje që nga qershori 2018, kur Këshilli Europian nën presidencën bullgare nuk arriti dot një konsensus në lidhje me këtë çështje.
Por pas progresit të fundit politik midis Maqedonisë dhe Greqisë, i cili i ka dhënë fund mosmarrëveshjes së gjatë mbi çështjen e emrit të Maqedonisë – dhe ndërsa Maqedonia bëhet gati të anëtarësohet në NATO- shpresat janë të larta që të dy vendet të mund të fillojnë negociatat për t’u bashkuar me BE-në në qershor 2019.
Problemi është se zgjerimi i mëtejshëm i BE-së tani është një çështje margjinale në axhendën e BE-së.
Këto vende e shohin Brexitin, emigracionin dhe një krizë ekonomike të afërt si shumë më të rëndësishme sesa rritjen e stabilitetit në Europën Juglindore duke hapur negociatat e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë.
“Shumë gjëra do të varen edhe nga rezultati i zgjedhjeve të Parlamentit Europian dhe nga shkalla në të cilën partitë populiste fitojnë terren,” tha për BIRN, Ervan Fouere, bashkëpunëtor i lartë i Qendrës për Studime të Politikave Europiane në Bruksel.
“Shumica e partive populiste në përgjithësi janë shumë të gatshme për zgjerimin sepse e barazojnë atë me emigracionin,” vuri në dukje ai.
Kryeministri maqedonas Zoran Zaev. Foto: MIA.
Progresi pozitiv jo i mjaftueshëm
Komisioni Europian lëshoi raporte pozitive mbi progresin e të dy vendeve në prill 2018.
Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogherini, tha më pas se ata së shpejti mund t’i bashkohen fqinjëve të tyre, Malit të Zi dhe Serbisë, të cilat tashmë kanë filluar negociatat.
Deri atëherë, Shqipëria kishte ndryshuar një pjesë të madhe të kushtetutës së saj, filloi një reformë radikale të sistemit të saj të drejtësisë dhe miratoi një ligj për verifikimin e magjistratëve, pavarësisht ndasive të zakonshme politike në parlamentin e saj.
Por Këshilli Europian përsëri tha “jo”.
Konkluzionet e tij thanë se Shqipëria duhet të “konsolidojë më tej progresin e bërë në reformën gjyqësore, sidomos nëpërmjet vetingut, dhe të japë rezultate të tjera të prekshme në luftën kundër korrupsionit në të gjitha nivelet dhe në luftën kundër krimit të organizuar, sidomos në kultivimin dhe trafikimin e drogave”.
Ndërkohë, Maqedonia kishte rrëzuar qeverinë autoritare të Nikola Gruevskit në vitin 2017 dhe qeveria e re e qendrës së majtë kishte hyrë ndërmarrë një axhendë ambicioze me reforma.
Kryeministri Zoran Zaev dhe homologu i tij grek Alexis Tsipras nënshkruan një marrëveshje për zgjidhjen e mosmarrëveshjes mbi çështjen e emrit të Maqedonisë – duke rënë dakord për emrin e ri të “Maqedonisë së Veriut” – cila për shumë kohë kishte bërë që Maqedonia të bllokonte rrugën e Maqedonisë drejt anëtarësimit në BE dhe NATO.
Por Këshilli përsëri kërkoi akoma më shumë.
Ai tha se reformat gjyqësore duhet të vazhdonin dhe kërkoi hetime më proaktive, ndjekje penale dhe dënime përfundimtare në rastet e korrupsionit, reformën e shërbimeve të inteligjencës dhe një rishikim të administratës publike.
NATO ka qenë shumë më pak problematike. Pasi parlamenti maqedonas ratifikoi marrëveshjen e “emrit” dhe ndryshoi kushtetutën e tij, ai brenda pak kohësh duhet të nënshkruajë një marrëveshje për t’u bashkuar me NATO-n.
Por negociatat për anëtarësi më BE nuk do të jenë aq të lehta, thonë analistët.
Maqedonia gjykoi dhe dënoi ish-kryeministrin Nikola Gruevski për korrupsion në vitin 2018.
Por Gruevski më pas u arratis në Hungari para se të mund të mund ta fusnin në burg dhe arratisja e tij e çuditshme ka hedhur një hije mbi qeverinë në Shkup duke ngritur dyshime se ai u lejua të largohej.
Shqipëria ka parë gjithashtu ndryshime politike, me Edi Ramën që riformatoi qeverinë në dhjetor, pas protestave masive, si edhe me kërkimin e ndryshimeve ligjore “për të disiplinuar median” në vitin 2018, e cila është kritikuar shumë nga organizatat e të drejtave të njeriut.
Asnjë nga të dy vendet nuk ka bërë progres për problemin e korrupsionit. Indeksi i fundit i Transparency International i Perceptimit të Korrupsionit i renditi të dy vendet në fund midis shteteve të Ballkanit, së bashku me Kosovën.
Rumania pishtarë e zgjerimit
Pavarësisht nga këto probleme, Ministri i Çështjeve Europiane i Rumanisë George Ciamba tha më 28 janar, pas takimit me Bujar Osmanin, zv/kryeministër i Maqedonisë përgjegjës për çështjet europiane, se shpresonte që BE-ja të hapë bisedimet e anëtarësimit me Maqedoninë dhe Shqipërinë në qershor.
Ciamba tha se ai donte që procesi i zgjerimit të BE-së të vazhdojë, bazuar në meritat dhe reformat e kryera nga anëtarët e mundshëm.
Analistët thonë se Rumania është e vendosur të mbështesë zgjerimin në Ballkanin Perëndimor.
Pavarësisht problemeve të mëdha në lidhje me çështjet e drejtësisë, ajo mbetet një nga shtetet e pakta pro-BE dhe anti-ruse në një rajon që është gjithnjë më i hapur ndaj ndikimit të Moskës.
Por ajo do të duhet ende të punojë shumë për të bindur Francën dhe Holandën, ndoshta edhe disa të tjerë, që ta dëgjojnë.
“E vetmja mënyrë që ata të binden për të ndryshuar qasjen e tyre është që edhe Maqedonia dhe Shqipëria të demonstrojnë se i kanë përmbushur reformat që u përmendën në qershor të vitit 2018 në konkluzionet e Këshillit të BE-së,” tha Fouere.
“Një faktor tjetër do të ishte presioni i mjaftueshëm nga shtetet e tjera anëtare për të siguruar një vendim formal,” shtoi Fouere.
Ai pranoi se shumë variabla në kuptimin e skenarëve dhe mundësive mund të ndërhynin ose të vononin çështjet në fjalë.
“Edhe nëse Këshilli në qershor vendos të hapë negociatat, që është një sinjal pozitiv, ata mund të vendosin për një datë që nuk është korriku 2019, por mund të jetë më vonë,” vuri në dukje ai.
Por ai gjithashtu këmbënguli: “Është në interesin e BE-së që të lejojë vazhdimin e negociatave dhe t’i japë kredibilitet të ripërtërirë strategjisë së zgjerimit.”
Komisioneri për Zgjerimin, Johannes Hahn me kryeministrin Edi Rama. Foto: Komisioni Europian.
BE-ja e mendon të vështirë integrimin e anëtarëve të rinj
Anca Sinea, një studiuese në Fakultetin e Studimeve Politike, Administrative dhe Komunikimit në Universitetin Babes Bolyai në Kluzh, tha se ideja e zgjerimit ka mbetur problematike në BE dhe ishte tashmë problematike kur u anëtarësuan në të Rumania dhe Bullgaria në vitin 2007.
“Institucionet e bllokut kanë treguar se ato nuk janë mjaftueshëm elastike për integrimin e anëtarëve të rinj, sidomos anëtarë që kanë probleme korrupsioni, siç është Shqipëria,” tha ajo për BIRN.
“Maqedonia vjen nga “thellësia e Ballkanit” ku keni edhe probleme gjeopolitike, me përfshirjen e Rusisë në politikën lokale… Tërheqja e Maqedonisë drejt BE-së është një sfidë,” tha ajo.
Por ajo shtoi se aderimi “është i rëndësishëm për shtetet e Ballkanit, sepse ai është një shkollë që i shtyn shtetet drejt demokracisë funksionale dhe gjithashtu ngroh marrëdhëniet midis këtyre shteteve dhe BE-së në një kontekst të ndjeshëm gjeopolitik. Dhe kjo është vërtet e dobishme.”
Në të njëjtën kohë, vuri në dukje ajo, zgjerimi mbetet një temë margjinale për Komisionin Europian dhe BE-në në tërësi, i cili mbetet në hije nga Brexit, debati i emigracionit dhe një krizë ekonomike e afërt.
Me Francën dhe Holandën ende skeptike dhe me zgjedhjet europiane në maj që mund t’u japin populistëve një zë më të fortë, është e vështirë të thuhet nëse krerët e BE-së do ta shtyjnë akoma më tej marrjen e një vendimi.
Fouere shpreson që ata të mos e bëjnë.
“Një vonesë do të ishte për të ardhur keq. Kjo do të dëmtonte besueshmërinë e politikës së zgjerimit të BE-së, angazhimin e shteteve anëtare dhe institucionet e BE-së,” tha ai.
“Një vonesë e re do të ishte demotivuese dhe mund të bënte që aktorë të tjerë jashtë BE-së të fitonin terren në rajon – edhe pse ekonomikisht Rusia nuk ka shumë për të ofruar,” përfundoi ai.