Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Zyrtare: “Pazar” në Austri, Kukësi siguron shërbimet e mesfushorit 21-vjeçar

14:26 / August 4, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
albin gashi 1024x576 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kukësi ka zyrtarizuar para pak çastesh afrimin e dytë zyrtar. Ai është Albin Gashi. 23-vjeçari vjen si zëvendësues i Kristal Abazajt, të cilit i përfundoi periudha e huazimit nga Anderleht dhe do largohet drejt një tjetër destinacioni.

Duhet të themi se Gashi mund të luajë edhe si mesfushor i avancuar, pas treshes apo dyshes së sulmit. Sezonin e fundit ai luajti në kategorinë e dytë austriake me Floridsdorfer, ku u aktivizua në 23 ndeshje dhe gjeti rrjetën dy herë.

Postimi i klubit të Kukësit:

Albin Gashi është zyrtarisht futbollist i Kukësit! Mesfushori 23-vjeçar ka firmosur sot me skuadrën tonë kontratën dy vjeçare. Gashi e ka nisur karrierën e tij në kampionatin austriak, ku edhe ka lindur. 23-vjeçari ka qenë pjesë e Rapidit të Vienës duke qenë edhe prodhim i akademisë austriake dhe së fundmi ishte pjesë e Floridsdorferit po në Austri.

Gashi ka kryer vizitat mjekësore dhe më pas ka firmosur kontratën, duke u bërë kështu futbollisti më i ri i skuadrës sonë. Në të kaluarën, Gashi ka qenë edhe pjesë e skuadrës së Austrisë për mosha, duke u paraqitur me Austrinë U16 (12 ndeshje, 4 gola), Austrinë U17 (10 ndeshje), Austrinë U18 (4 ndeshje, 3 gola) dhe Austrinë U19 (6 ndeshje, 1 gol).

Gashi do të bashkohet me ekipin ditën e enjte kur edhe do të zhvillohet stërvitja e parë për sezonin e ri futbollistik që nis në 27 gusht me ndeshjen e Ligës së Europës. Klubi i Kukësit i uron shumë suksese mesfushorit Gashi! Mirësevjen Albin 💪🏻

Skeda e Lojtarit:
Emri: Albin Gashi
Mosha: 23 vjeç
Kombësia: Shqiptar
Gjatësia: 1.83 m
Pozicioni: Mesfushor
Klubet e mëparshme: Rapid Viena, Den Bosch, Horn, Floridsdorfer
Austria U16, U17, U18, U19

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shqipëria njeh rivalët e mundshëm/ Përcaktohen të gjitha vazot për shortin e “Euro 2028”

12:39 / November 18, 2026

Provë karakteri për Shqipërinë U21, Spanja largohet pa gol nga Tirana

22:42 / November 17, 2026

Pas rasteve vjen goli, Rey Manaj kalon në avantazh Shqipërinë! 0-1 kundër Bjellorusisë

18:34 / November 15, 2026

Shqipëria, gati për ‘finalen’ e fundit/ Dy ndryshime të detyruara në formacion, Shehu e Hoxha titullarë

18:30 / November 15, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.