Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Teste për koronavirusin para ndeshjeve të UEFA-s, klubet shqiptare do i bëjnë në Shkup

09:23 / August 5, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
peje covid
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

UEFA nuk do t’i lërë asgjë rastësisë sa i përket zhvillimit të ndeshjeve në aktivitetet e saj dhe ka përcaktuar një protokoll sigurie shëndetësore sa u përket skuadrave që do të marrin pjesë. Një pikë e rëndësishme e protokollit janë edhe testaet për COVID-19 që duhet të kryejnë ekipet 48 orë para sfidës, të cilat duhet të jenë të detyrueshme.

Për të shmangur problemet e burokracitë, UEFA ka nënkontraktuar vetë një laborator të njohur gjerman për të kryer testat te të gjitha skuadrat që marrin pjesë në Ligën e Europës, duke mos ua lënë përgjegjësinë autoriteteve publike pasi nuk ka besim të plotë ta ato sa i përket shpejtësisë së dhënies së rezulateteve dhe efikasitetit.

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka shpjeguar se një nga filailet e këtij laboratori është qendra që do të operojë në Ballkan dhe aty do të testohen të gjitha skuadrat e rajonit.

“Sa i përket testeve, ato janë të detyrueshme dhe klubet e kanë të njohur formën dhe rrugën e UEFA-s. UEFA ka kontraktuar një laborator gjerman, “Synlab”, i cili është i shpërndarë me nënkontraktor në gjithë Evropën. Për ne në Ballkan selinë e ka në Maqedoni, në Kosovë nuk ka. Të gjitha klubet nga Kosova që do ta përfaqësojnë shtetin tonë në ndeshjet ndërkombëtare do të jenë të obliguara që testet t’i bëjnë atje. Edhepse IKSHPK-ja është shprehur e gatshme t’i bëjë testimet, klubet e kanë pranuar këtë adresë nga UEFA dhe kjo është çështje e përfunduar nga UEFA. Adresa e “Synlab” për ne është dega në Shkup dhe testimi do të jetë i organizuar dhe i monitoruar”, deklaroi Ademi për “Gazeta Olle”.

Në këtë situatë, edhe klubet e Superiores që marrin pjesë në garat europiane e më pas edhe përfaqësueset kuqezi, do t’i nënshtrohen të njëjtit protokoll, me përfaqësues të laboratorit në Shkup që do të vizitojnë vendin tonë për të bërë testimet e lojtarëve e për të treguar nëse ndonjë prej tyre rezulton pozitiv, duke i ndaluar pjesëmarrjen në ndeshje.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shqipëria njeh rivalët e mundshëm/ Përcaktohen të gjitha vazot për shortin e “Euro 2028”

12:39 / November 18, 2026

Provë karakteri për Shqipërinë U21, Spanja largohet pa gol nga Tirana

22:42 / November 17, 2026

Pas rasteve vjen goli, Rey Manaj kalon në avantazh Shqipërinë! 0-1 kundër Bjellorusisë

18:34 / November 15, 2026

Shqipëria, gati për ‘finalen’ e fundit/ Dy ndryshime të detyruara në formacion, Shehu e Hoxha titullarë

18:30 / November 15, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.