Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka publikuar grafikët e betejës ndaj COVID-19 në vendin tonë. Në korrik janë evidentuar 2464 raste të reja pozitive më COVID – 19 apo 54 % më shumë se në qershor. Numri i rasteve pozitive për 100 mijë banorë është 85 në korrik dhe 56 në qershor.
Durrësi, Fieri, Shkodra dhe Vlora janë qarqet që në korrik kanë incidencë të Covid-19 më të ulët se në qershor.

