Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes pamje nga rruga e Arbrit ku punimet vijojnë ende.
“MIRËMËNGJES 🙂 dhe me këtë vështrim mbi Rrugën e Arbërit, ku shijohet edhe cilësia e një projekti të konceptuar me synimin për ta harmonizuar sa më shumë me natyrën, ndërhyrjen e thellë përgjatë një peizazhi fantastik natyror, ju uroj një ditë të mbarë të gjithëve, e sidomos në këtë rast, disa miqve këtu që nuk e di pse, po kur shohin investimet në Jug shkruajnë se nuk qenka investuar në Veri😊”, shkruan Rama.
