Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Sindikata e Futbollistëve mbështet bojkotin e Superiores

16:52 / August 6, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
andi lila 696x407 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Futbollistët shqiptarë mbështesin vendimin e drejtuesve të klubeve të Superiorese për të mos filluar sezonin futbollistik më 12 shtator, derisa qeveria të rishikojë Ligjin për Sportin sipas disa kushteve që kanë vendosur aktorët e futbollit.

Sindikata e Futbollistëve, edhe pse e ka cilësuar si të qëllimtë lënien jashtë mbledhjes së sotme nga ku doli ky vendim, është shprehur pozitivisht ndaj vendimit të presidentëve. Në reagimin e saj, theksohet se diçka e tillë ishte e paevitueshme, ndërsa uronte që ky vendim të mos kishte prapaskena politike duke mos pasur futbollin si prioritet.

REAGIMI:
Sindikata e Futbollistëve Profesionistë Shqiptarë u njoh nga mediat sportive mbi vendimin e marrë nga Liga e Futbollit për bojkotimin e kampionatit kombëtar 2020-2021, në rast të mosplotësimit të katër kërkesave të paraqitura nga ana e Ligës. Sigurisht që nuk na pëlqen që futbolli të ndalojë, për asnjë arsye. Por në situatën ku ndodhet futbolli shqiptar, të cilën Sindikata e ka denoncuar herë pas here, ishim të sigurtë se fatkeqsisht kjo ditë do të vinte. Si përfaqësuese e komunitetit të futbollistëve, Sindikata duhej të thirrej dhe të paraqiste opinionin e saj në lidhje me situatën e futbollit në tërësi si dhe per bojkotin e kampionatit në veçanti.

Megjithëse Sindikata e Futbollistëve Profesionistë Shqiptarë është anashkaluar qëllimisht për të mos qënë prezente në takimet ku diskutohet për futbollin, pasi zëri ynë konsiderohet si “Muzikë sipas partiturës në një orkestër te stonuar”, sot ne deklarojmë se: Mbështetim plotësisht vendimin e Ligës për bojkotimin e kampionatit të futbollit pasi kërkesat e Ligës i konsiderojmë legjitime dhe plotësisht të realizueshme. Urojmë dhe besojmë se ky vendim i Ligës nuk ka asnjë konotacion politik pasi në këtë rast këto kërkesa do të harroheshin si “Ëndërrat e një natë vere”. Por edhe në këtë rast do të jemi ne që do ti kujtojmë Ligës angazhimin e tyre të marrë sot për plotësimin e këtyre katër kërkesave. Për aq kohë sa këtë vendim të Ligës e konsiderojmë plotësisht të drejtë, Sindikata do ta mbështetë atë fuqimisht.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Formula 1/ Çmenduria Red Bull, 100 milionë dollarë në vit për Max Verstappen

11:39 / August 23, 2026

Shqipëria U-21 në “Taranto 2026”, Alban Bushi: Shkojmë për të konkurruar dhe për t’u kualifikuar

10:25 / August 19, 2026

FIFA pushon nga puna drejtorin operativ Kevin Lamour

11:57 / August 18, 2026

Tekniku Nikaj vijon testimin, Burreli bind ndaj Korabit

11:37 / August 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.