Enca është një nga këngëtarët më simpatike shqiptare që dallon për stilin e saj ekstravagant. Por mesa duket këngëtarja nuk del e kuruar në çdo kohë.
Vetë Enca në Instastoryu ka treguar përmes videove se sa herë del në Tiranë pa grim dhe e thjeshtë merr shumë komente pozitive.
“Djema, një nga gjërat më të bukura dhe më të lezetshme që më ndodh kohëve të fundit, më ka ndodhur gjithmonë, por kohët e fundit më shumë. Kur dal në një xhiro kot për qejf, sidomos nga Blloku, ose qendra e Tiranës, edhe jam në gjendje të thjeshtë, gjendje shtëpie pak a shumë, siç e shihni…e palyer, e papërgatitur, dashuria që marrë nga ju, komentet ca gjeste të vogla kaq të lezetshme, ma zbukurojnë ditën. Ju dua shumë.”, shprehet këngëtarja.
Momentalisht ajo po shijon super suksesin e bashkëpunimit të fundit që solli me Don Xhonin “Break Doën, që numëron 3.7 milionë klikime për 1 javë.
