Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Mati kthen faqen, kryebashkiaku Malaj bën bilancin e një viti pune dhe tregon projektet e radhës

09:51 / August 8, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
bashkia mat
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Bashkia e Matit po merr një fytyrë të re falë investimeve të bëra në këtë një vit duke investuar në sektorë strategjikë për zonën.

Kryebashkiaku i Matit, Agron Malaj, teksa bën dhe bilancin e një viti në krye të këtij institucioni përmes një postimi në rrjetet sociale thotë se ka ende shumë punë për të bërë që banorët e Matit të kenë lehtësirat dhe aksesin e duhur në infrastrukturë, arsim, kulturë etj.

Një nga projektet më të rëndësishme është investimi për ndërtimin e Ujësjellësit i cili i jep zgjidhje problematikës së ujit të pijshëm për 25000 banorë në total, pra 17 fshatra dhe qytetin e Burrelit.

Në një vit bashkia siguroi kontenierë për familjet e mbetura pa strehë dhe mijëra pako ushqimore për familjet në nevojë. Grumbulluam ndihma për zonat e prekura nga tërmeti

Në këto kohë të vështira përballimi i situatës së krijuar nga COVID-19 është kthyer në prioritet dhe për këtë bashki, e cila po punon përmes sensibilizimit të qytetarëve për t’u mbrojtur dhe dezinfektimit të institucioneve dhe mjediset publike për shkak të Covid 19 .

Investimet në infrastrukturë kanë qenë fokusi kryesor i bashkisë së Matit në këtë një vit duke u përpjekur të përmirësojmë rrugët, trotuaret, sheshet dhe urat e Matit dhe fshatrave dhe me një kujdes të veçantë pastrimit të mjedisit dhe rehabilitimit të pikës së grumbullimit të mbetjeve.

Bashkia ndërhyri në rrugët rurale të fshatrave, duke zgjidhur konfliktet e mbartura dhe u hapën trashe te reja, urat e zonave rurale nuk rrezkojnë më jetën e banorëve, u asfaltuan rrugët e dëmtuara në qytet dhe u investua në trotuare dhe mjediset publike.

Gjithashtu nisi rehabilitimi i sheshit “Ahmet Zogu” dhe Parkut “Nëna Mbretëreshë, Geraldinë”. Vendosëm në funksion tregun e ri të fruta-perimeve si dhe nisi puna për kultivimin e rasatit të peshkut në Liqenin e Ulzës.

Stadiumi “Liri Ballabani” merr një tjetër pamje ndërkohë që fokus kryesor ka qenë dhe rehabilitimi i kopështeve dhe çerdheve, sigurimi i lëndës drusore për institucionit e arsimit parauniversitar.

Arti dhe kultura gjithashtu kanë qenë në fokus të bashkisë. Qendrës Kulturore të Fëmijëve i kthehet dinjiteti, investohet në bibliotekën e qytetit, u planifikuan aktivitete të bukura për 75 vjetorin e Çlirimit.

https://streamable.com/gh2mjj

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Berisha thirrje për bashkim të partive opozitare: Asnjë nuk përjashtohet, as ata që janë kundër PD-së

19:40 / November 17, 2026

“Pas Diellës vjen Gjoni”, kryeministri Rama zbulon rolin që do të ketë avatari i ri në prokurimet publike

14:19 / November 17, 2026

Rama prezanton modelin e ri të prokurimeve publike, Diella merr rol kyç: “Bizneset nuk do të mbledhin më letra”

13:58 / November 17, 2026

Edi Rama nderohet në Bruksel me Çmimin CER Lord Jakobovits për promovimin e tolerancës dhe dialogut ndërfetar

10:46 / November 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.