Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rama kujton Sabri Godon: Atij i dukej ironike që unë, “gjatoshi gjuhëshpatë”…

10:25 / August 8, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
sabri godo
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama ka kujtuar politikanin Sabri Godo në ditën e tij të lindjes e nëse do të ishte mes nesh ai sot do të mbushte plot 91 vjeç. Rama thotë se ai nuk është i duhuri të vlerësonte kontributin e tij në politikë, por shpreh admirimin për figurën e tij.

Postimi i kryeministrit Rama:

HOMAZH

SABRI GODO do të kishte vetëm 91 vite sot, e kur ishte ende shumë larg kësaj moshe, të tërë e thërrisnin, Plaku Godo. Në fakt nuk ishte Sabriu plak, por ishin shumë kalamaj mesoburrat e politikës adoleshente të atyre viteve të tranzicionit shqiptar.

E kam njohur pak Plakun Godo, por kishim një simpati reciproke në distancë, bashkë me rezervën për përkatësinë në kampe të kundërta politike. Atij i dukej ironike që unë, “gjatoshi gjuhëshpatë” i Lëvizjes Studentore, të isha majështiza e ombrellës rozë të socialistëve, mua më dukej satirike që ai, “gjarpëroshi mendjemprehtë” i Shqipërisë letraro-politike, të ishte fundbishti i ombrellës blu të demokratëve. Kjo në fakt tregon që simpatia për personazhin e tjetrit ishte prej vërteti dhe më kujtohet njëherë, kur Plaku Godo erdhi tek unë në bashki për të zbutur një situatë konflikti politik, e vetmja pjesë ku u morëm vesh ishte admirimi im për librin e tij “Ali Pashë Tepelena” dhe admirimi i tij për punën time në bashkinë e Tiranës.

E vetmja nuancë në këmbimin e admiratave, ishte se unë, “gjatoshi”, i tregova Plakut mbresat e mia për Aliun e tij të jashtëzakonshëm, ndërsa ai, “gjarpëroshi”, më tregoi mua mbresat e jashtëzakonshme të zonjës së tij fisnike për punën e kryebashkiakut.

Nuk jam unë njeriu i duhur për të vlerësuar kontributin e Sabri Godos në politikën shqiptare. Dua s’dua, s’mund të jem dot objektiv. Prandaj le të mos ma marrë kush për keq kur them se Plakun Godo do ta kujtojnë, me respekt padyshim, ata që e njohën e do ta njohë më tutje ndonjë tjetër, që do të ketë taksiratin të bëjë ndonjë studim për skenën e rrëmetshme politike të kohës.

Por pikë dyshimi nuk kam se autorin e kamares së hatashme biografike të “Ali Pashë Tepelenës”, do ta admirojnë brezat e lexuesve dhe lëvruesve të letrave shqipe.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Përplasja e studenteve me militantët e PD-së, “dorëzohet” Stresi: Nuk erdha të rraskapitem kot

12:55 / November 1, 2026

Paraburgimi i Veliajt po përdoret si mjet politik? Eurodeputeti holandez Smit: Rasti i tij tregon se Shqipëria ka ende probleme me shtetin e së drejtës

12:20 / November 1, 2026

Dhuna dje në protestë/ Për herë të parë 6 të arrestuar për “vrasje në tentativë të policit.” Prangosen edhe 1 i huaj e 2 të mitur

10:55 / November 1, 2026

Zelenskyy dhe Erdogan bien dakord për krijimin e një korridori të ri të grurit në Detin e Zi

19:09 / October 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.