Zhvillimi i një ceremonie celebrimi në anijen e rojes bregdetare, i ka kushtuar vendin e punës komandantit të Forcave detare, Artur Meçollari.
Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka liruar nga detyra Meçollarin, me këtë të fundit që e pranoi lirimin nga detyra, por deklaroi se nuk e kishte dhënë ai miratimin për festën..
Në vendin e tij është emëruar shefi i shtabit, gjeneral major Bajram Begaj, i cili prej pak ditësh ka marrë postin e shefit të shtabit të FA-së.
“Ceremonia po mbahej me miratimin e një titullari në ministri, jo time. Unë do jem pjesë e Marinës, por jo më si Komandant i Forcës Detare”, tha Meçollari për Report Tv.