Gjatë kontrollit për gjetjen e thikës në lumin Shkumbin të përdorur për vrasjen e Regis Runajt, polumbarët e RENEA-s kanë gjetur dy armë zjarri, pistoleta të hedhura në lumë.
Armët janë dërguar për ekzaminim në laboratorin shkencor në Tiranë për të parë nëse janë përdorur në ndonjë nga ngjarjet kriminale të ndodhura kohët e fundit në Elbasan.
