Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Shëndeti

Pasojat e gërhitjes: Dëmton pjesën gri të trurit, fshin kujtimet

22:50 / February 4, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
gjumi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Jo të gjithë e dinë se gërhitja ka probleme serioze për shëndëtin. Personat që gërhasin mund të mendojnë se nuk përballen me probleme serioze, përveçse mund të bezdisin partnerin e tyre. Por nëse gërhisni, mund ta keni të vështirë që të mbani mend kujtime nga e shkuara. Ata që vuajnë nga apnea obstruktive e gjumit, një ndër shkaqet kryesore të gërhitjes, kanë memorie shumë më të keqe se njerëzit e tjerë, për vitet e kaluara. Ata e kanë të vështirë të mbajnë mend detaje specifike, si emrat e kolegëve, numrin e shtëpisë apo të rrugës ku jetonin dikur.

Sa herë që një njeri me apnea të gjumit gërhet, fyti i tij shtrëngohet duke bllokuar rrugët e frymëmarrjes, që në të njëjtën kohë le trurin pa oksigjen. Ekspertët besojnë se kjo mund të dëmtojë masën gri në pjesën e trurit që është e rëndësishme për ruajtjen e kujtimeve.

Të dhënat në fjalë vijnë nga një studim i kryer nga një grup ekspertësh nga Universiteti i RMIT në Australi, në të cilin morën pjesë 44 persona, nga mosha 20 deri në 69 vjeç. Ekspertët dalluan se këta persona e kishin shumë të vështirë të mbanin mend detaje nga fëmijëria. Kur iu kërkua që të kujtonin histori personale, pjesa më e madhe prej tyre kishin një kujtim të përgjithshëm dhe e kishin të vështirë të kujtonin gjëra specifike.

Ekspertja Melinda Jeckson, që drejtoi studimin në fjalë tha se të dhënat sugjerojnë se apnea e gjumit mund të dëmtojë atësinë e trurit për të ruajtur apo për t’i pasur të gjalla disa kujtime nga e shkuara.“Skaneri i trurit i njerëzve me apnea të gjumit tregon se ata kanë një humbje të konsiderueshme të masës gri në atë pjesë ku ruhen kujtime”, tha ekspertja.

gerhitja pasojat
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pasojat e ngrohjes globale! “El Niño” pritet të forcohet, temperaturat drejt rekordeve të reja

12:11 / May 28, 2026

OBSH: Rreziku nga Ebola në Kongo rritet në nivelin më të lartë

12:02 / May 23, 2026

Gonorrea dhe sifilizi “dalin jashtë kontrollit” në Europë

09:24 / May 23, 2026

10 mijë hapa në ditë, ideale për një formë të mirë fizike? Studimi i ri tregon të kundërtën

11:03 / May 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.