Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Paditet ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj

16:03 / August 9, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
etilda
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Përmbaruesit i janë drejtuar Gjykatës së Apelit administrativ me kërkesën që gjyqtarët të shfuqizojnë katër urdhëra të ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj me pretendimin se po tejkalon kompetencat që i kanë dhënë ligjet e reformës në drejtësi për profesionin e tyre.

Janë 150 përmbarues të cilët përmes Dhomës Kombëtare të Përmbarimit hedhin dyshime mbi këtë urdhër të ministres për vetting.

Në padi pretendohet se ligjet e reformës në drejtësi janë të qarta, pasi në nenin 23 tregohet prerazi se cilat janë dokumentat që një përmbarues duhet të dorëzojë për përpilimin e krijimit të regjistrit unik të të dhënave për këtë profesion të lirë. Por me urdhërin që mban datë 22 qershor 2020, ministrja e drejtësisë sipas padisë së përmbaruesve kërkon edhe të dhëna personale si statusi apo edhe e kaluara përpara dimplomimit në universitet. Përmbaruesit dyshojnë në padinë e dytë se ministrja e Drejtësisë po synon super fuqi edhe për ngritjen e komisionit që do t’i kontrollojë ata. Në ligjin e reformës në drejtësi citohet se Komisioni Disiplinor përbëhet nga tre anëtarë njëri prej të cilëve nga Shkolla e Magjistraturës, i dyti nga Ministria dhe i treti zgjidhet nga radhët e përmbaruesve.

Në kërkesë padi përmbaruesit përmendin ligjin ku duhet që rregullat të caktohen nga ministri por me propozim të përmbaruesve. Përmbaruesit dyshojnë se propozimet e tyre nuk u morën parasysh dhe se komisioni që do të vendosë për karrierën e tyre dhe licensën, mund të funksionojë sërish përmes urdhërave nën influencën e Ministrisë së Drejtësisë, duke e kthyer në realitet gjendjen ashtu siç ishte përpara reformës në drejtësi.

Etilda Gjonaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama: 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe përfitojnë nga dyfishimi i mbështetjes ekonomike

20:52 / July 20, 2026

Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar

14:21 / July 20, 2026

Përplasje në Kuvend për reformën territoriale, Berisha: Do të shkrihen edhe 20 bashki, Balla: Dezinformon

14:17 / July 20, 2026

Rama: Shqipëria e para në Ballkanin Perëndimor për performancën mjedisore, protestat tregojnë qytetërim

13:31 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.