Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Futboll

Kukësi gjen sulmuesin e ri, vjen nga klubi që refuzoi Skënder Gega

08:24 / August 10, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
asasas 1024x651 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Klubi i Kukësit bëhet gati të prezantojë afrimin e ri në repartin e sulmit. Që me largimin e Shkurtajt e Abazajt, verilindorët janë në kërkim të emrave në repartin e avancuar për të plotësuar këto mangësi dhe për t’i vënë në dispozicion Skënder Gegës një ekip të kompletuar për Ligën e Europës.

Nesër, firmën pritet ta hedhë në letër sulmuesi 27-vjeçar nigerian Patrik Eze. Futbollisti ka shëtitur shumë ekipe në karrierën e tij, me eksperiencë të shkurtër edhe në Turqi te Koniaspor, por edhe në kampionatin serb e vendet e Gjirit Persik. Etapa e fundit e karrieres së tij ka qenë pikërisht në Jordani, në skuadrën e Al Ramtha.

Kjo e fundit, ishte ajo e cila kërkoi disa muaj më parë Skënder Gegën, i cili udhëtoi drejt këtij vendi, por më pas mes palëve nuk u gjet akordi për të hedhur firmën në kontratë. Nuk dihet nëse Eze është një zgjedhje që vjen nga fakti se Gega kishte studiuar përbërjen e ekipit jordanez në atë periudhë, apo nëse ka qenë propozim nga menaxherët që kanë kontaktuar me klubin kuksian së fundim. Gjithsesi, trajneri ka bërë të qartë që në prezantimin e tij se çdo lojtar që do të afrohej, do të merrte fillimisht miratimin e teknikut.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shqipëria njeh rivalët e mundshëm/ Përcaktohen të gjitha vazot për shortin e “Euro 2028”

12:39 / November 18, 2026

Provë karakteri për Shqipërinë U21, Spanja largohet pa gol nga Tirana

22:42 / November 17, 2026

Pas rasteve vjen goli, Rey Manaj kalon në avantazh Shqipërinë! 0-1 kundër Bjellorusisë

18:34 / November 15, 2026

Shqipëria, gati për ‘finalen’ e fundit/ Dy ndryshime të detyruara në formacion, Shehu e Hoxha titullarë

18:30 / November 15, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.