Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur Podgoricën, duke përhapur panik te banorët. Si në një skenë filmi një mjet ka shpërthyer në ecje, e për pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit, një 34-vjeçar.
Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë zjarrfikësit që bënë të mundur shuarjen e flakëve edhe forca të shumta policie të cilët rrethuan zonën edhe hetuan për ngjarjen.
Akoma nuk dihen arsyet se pse ndodhi shpërthimi por dyshohet për një sasi tritoli të komanduar nga distance. Policia vazhdon hetimet deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes.
