Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili përmes një postimi në Facebook vëren se pandemi ka prekur rëndë ekonominë shqiptare, duke thënë se qeveria nuk ka asnjë paketë të vërtetë efektive.
Ai thotë se ” Praktikisht Shqiperia po ha veten dhe zhvillimi ekonomik po ben hapa shkaterrimtare prapa”.
POSTIMI I PLOTE
Shqiptaret shpenzojne gjithnje e me pak, pra kane hallin kryesor vetem mbijetesen.
Inflacioni i korrikut 1.4%.
Buxheti i familjes shqiptare ne agoni te thelle.
Ekonomia ne krize te thelle pasi s’ka as investime as te huaja dhe as vendase.
Nuk ka paketa te verteta efektive nga qeveria qe realisht ndihmojne bisnesin te ece dhe te mbijetoje.
Praktikisht Shqiperia po ha veten dhe zhvillimi ekonomik po ben hapa shkaterrimtare prapa.
Vetem e vetem demagogji dhe premtime mashtruese kjo eshte vetem ajo qe di te beje rilindja.
