Dy persona janë arrestuar nga policia e Shkodrës, pasi shantazhonin një shtetase për t’i marrë para.
Informacionet zyrtare bëjnë të ditur se në sajë të operacionit të koduar “Para të paligjshme” janë vënë në pranga E. I., 35 vjecc dhe G. Gj., 37 vjecce. “Arrestimi në flagrancë i këtyre shtetasve u bë pasi, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për një periudhë te gjate dyshohet se i kanë marrë me anë të kanosjes dhe kërcënimit një shumë monetare nje shtetaseje. Në momentin e arrestimit në flagrancë këtyre shtetasve u janë sekuestruar sasi lekësh, të dhëna si pasojë e kërcënimit dhe kanosjes së vazhdueshme”, thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë së Shkodrës.
Në përmbyllje të këtij operacioni policor nga tërësia e veprimeve të kryera, dy shtetasit e arrestuar, dyshohet se kanë konsumuar elementet e veprës penale “Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë e kryer në bashkëpunim”. Të dy personat ishin vënë në përgjim prej disa kohësh dhe hetimet u ndoqën nën drejtimin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda në Tiranë.
