Sot në mbrëmje do të mësohen emrat e dy gjysmëfinalisteve të dyta të Europa League që do t’i bashkohen Interit dhe Manchester United.
Çerekfinalja më interesante duket se është ajo mes Wolverhamptonit dhe Sevillas. Skuadra angleze luan një ndeshje cerekfinale në kompeticionet evropiane për herë të parë pas 48 vitesh dhe do të kërkojë që të qëndrojë ende në Europa League.
Por ‘ujqërit’ do të kenë përballë një skuadër si Sevilla që konsiderohet edhe më ekspertja e këtij turneu. Skuadra andaluziane është në formën e saj më të mirë teksa vjen në këtë përballje me Wolverhamptonin që nuk ka eksperiencë pas 19 ndeshjeve të fundit pa pësuar humbje në të gjitha kompeticionet.
Fituesja e këtij çifti në gjysmëfinale do të përballet me Manchester United në 16 gusht në Këln. Sfida tjetër çerekfinale e mbrëmjes së sotme është ajo që do të luhet mes Shakhtarit dhe Baselit të Taulant Xhakës.
