Njerëz të famshëm të showbiz-it shfaqen perfekt në rrjetet sociale, por në fund të fundit janë njerëz të thjeshtë si të gjithë ne. Georgina Rodriguez, partnerja e Cristiano Ronaldos, është vënë në shënjestër të familjes së saj, pak ditë pasi humbi të atin.
Ka qenë tezja e Georgina e cila në një televizion në Argjentinë ka akuzuar publikisht modelen se as nuk e ka vrarë mendjen për familjen e saj.
“Ajo duhet të kishte telefonuar xhaxhanë e saj kur e njoftuam se i kishin mbetur edhe disa ditë jetë ose të kishte prerë një biletë që të paktën ta shihte para se të vdiste, meqë e konsideronte si baba…”, ka rrëfyer tezja e saj.
