Gazetarja e RAI-t, Paloa Ferrari, ka publikuar mbrëmjen e djeshme në Twitter një lajm të rremë. Ndërsa fliste për infektimin e dy lojtarëve të Atletico Madrid me COVID-19, ajo shkroi, se Juventus mund të rikthehet në Champions League, pas tërheqjes së spanjollëve nga kompeticioni.
Në lajmin e gazetares, thuhej se Juventus është përzgjdhur nga UEFA, për të zëvendësuar Atletico Madrid. Gafa e saj ka bërë xhiron e rrjetit, ndërsa komentuesit nuk e kanë falur.
“Sa duhet të qesh? Po pyes?”, ishte njëri nga komentet poshtë postimit.
Juventus u eleminua nga Lyon pavarësisht fitores 2-1 në ndeshjen e kthimit. Me rezultatin e përgjithshëm 2-2 kaluan francezët, për shkak të golit të shënuar në fushën kundërshtare. Ndërkohë përsa i përket Atletico Madrid, dy lojtarët me COVID-19 nuk do të udhëtojnë drejt Lisbonës, ndërsa UEFA ka dhënë dritën jeshile për zhvillimin e sfidës ndaj Leipzig.
