Kreu i shtetit Ilir Meta ka qenë në Shkodër ku mori pjesë në panairin e Artizanatit në këtë qytet. Ai dekoroi inxhinierin e drurit Zef Gjini me titullin “Mjeshtër i madh”.
Gjinin ai e cilësoi si një njeri për të cilin mund të thuash me plot gojën se me punën e tij të palodhur e ka bërë “drurin të flasë”.
“Inkurajoj artizanët dhe zejtarët duarartë të mbajnë gjallë këtë traditë shekullore dhe unike të vendit tone”,- tha Meta gjatë ceremonisë.
