Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Tritan Shehu ngre alarmin: Kriminale t’u kërkohet shqiptarëve të paguajnë mjekimin ambulator

14:40 / August 12, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 5f33dc14e26cd
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu ka ngritur shqetësimin për të sëmurët me COVID-19 që nuk iu bëhet as tamponi dhe janë lënë në shtëpi duke i orientuar nga telefoni mjeku i familjes.

Shehu e quan kriminale që këta qytetarë shteti i ka lënë me mjekim ambulator, që çdo shpenzim duhet ta mbulojnë vet.

STATUSI I PLOTË

Kriminale tu kerkohet Shqiptareve te paguajne mjekimin ambulator Covid-Shteti ta rimbursoje 100%!

Pjesa dermuese e pacienteve me Covid jane lene te mjekohen ambulatorisht, pa bere as “tamponin”, duke i futur keshtu artificialisht ne grupin “dyshim Covid”.

Teorikisht keta, por dhe ata te konfirmuar qe nuk hospitalizohen, duhet t’i ndjeke mjeku i familjes, gje e komunikuar me se fundi, por realisht e mbetur ne 3D.

Kjo sepse mjeku i familjes, mbasi u la per disa muaj i paralizuar vazhdon te jete krejt i pa mbrojtur me mjetet e domosdoshme, si dhe pa mjetet e nevojeshme per te kryer funksionin e tij shume te rendesishem, duke u kthyer ne nje Call Center e ne dhenes recetash me “korespondence”.

Por e keqja nuk paska fund, te gjithe keta paciente duhet te paguajne vete mjekimin e egzaminimet, gje qe eshte e pa mundur per shumicen e popullesise per vete koston shume te larte qe ka, me:

-Antibiotike.

-Anti antikoagulante si heparina me peshe te ulet molekulare ose Xarelto.

-Kortizon.

-Antipiretike, anti emetike, vitamina etj.

-Medikamente te tjera te vecanta sipas rastit.

Per te mos permendur ketu nevojen per te kryer “tamponin”, egzaminimet serologjike, egzaminimet e tjera te domosdoshme laboratrorike, imazherike etj, qe jane te detyruar ne shumicen dermuese t’i realizojne ne struktura jo publike kundrejt pagesave te larta.

Me tej keta paciente kane nevoje per lengje, kalori, proteina etj.

Vetem nje Qeveri e pa pergjegjeshme si kjo e jona qe ne kushtet e nje epidemie te tille mund te lere jashte rimbursimit keta paciente se paku per medikamentet dhe egzaminimet, pa u shqetesuar per mundesite e fatin e tyre.

Urgjentisht te aplikohen normativat e domosdoshme per kete mjekim jetik!

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spahiu: “Flamingot” i kanë bërë një nder Shqipërisë, që kanë larguar Berishën për 3 muaj nga bulevardi

17:20 / August 26, 2026

Begaj pret në presidentë ambasadoren e Belgjikës

14:19 / August 26, 2026

Pas takimeve maratonë në Pogradec, Rama thërret të premten në seli drejtuesit politikë dhe ministrat

11:25 / August 26, 2026

Pas takimeve në Pogradec, Rama nis turin e takimeve në 12 qarqe për “Besën” dhe “Pasqyrën Albania”

10:08 / August 26, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.