Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Zv.ministrja e Shëndetësisë flet nëse do aplikohet edhe në Shqipëri “Terapia me plazmë”

16:10 / August 12, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rakacolli 1100x620 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Zëvendës ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli në një intervistë televizive ka folur në  për situatën e COVID-19 në vend.

Ajo tha se në dy spitalet COVID, tek Infektivi dhe “Shefqet Ndroqi” punohet intensivisht dhe se dy spitalet e tjera të dedikuara do të hapen kur të përfundojnë kapacitetet tek ekzistueset.

“Të dyja spitalet e dedikuara për COVID janë spitale që po punojnë intensivisht dhe po përballojnë fluksin e pacientëve. Numri i shtuar i rasteve do të shoqërohet me shtimin e shtrimeve spitalore. Deri tani fluksi ka qenë krejtësisht i përballueshëm.COVID 3 dhe 4 janë gati, po vijon trajnimi i mjekëve. në momentin që këto dy spitale 1 dhe 2 nuk do ta përballojnë fluksin, do të hapen këto spitale.

Për të trajtuar pacientët me COVID, komiteti i ekspertëve ka parashikuar skenarë të ndryshëm. Është parashikuar që nëse do të përmbushen kapacitetet në Tiranë do të trajtohen pacientët në spitalet rajonale. Tani po maten mundësitë e këtyre spitaleve po përgatiten linjat e oksigjenit dhe njëkohësisht të kenë dhe aparatura të posaçme e respiratorë. Më e rëndësishme nuk janë aparaturat por kapacitetet njerëzore”, deklaroi Rakacolli.

Sa i përket uljes së moshës mesatare të personave të prekur, zv.ministrja e lidhur me pakujdesinë.

“Mosha mesatare e pacientëve që janë të prekur, vazhdon të mbeten 30-40 dhe 40-50, kjo është fasha më e prekur. Më parë ka qenë në moshë të avancuar. Një nga shkaqet janë mosrespektimi i masave dhe është pikërisht mosha e re që tregohet më liberale ndaj këtyre kushteve. Të moshuarit vihet re që vazhdojnë ta mbrojnë veten. ndaj ka rënë mosha e të prekurve”, deklaroi Rakacolli.

Lidhur me terapinë me plazmë, zv.ministrja tha se nuk është shpëtimtare por se nga ana e mjekëve do të shqyrtohet çdo mundësi dhe se janë përcaktuar kandidatët që mund të jenë dhurues.

“Terapia do të fillojë shumë shpejt në Shqipëri. Nuk është një terapi shpëtimtare. Është provuar plazma si terapi që në gripin spanjoll. Është arsyetimi i thjeshtë logjik. Jo çdo person që ka kaluar sëmundjen ka antitrupa mjaftueshëm për tia kaluar pacientit që ka nevojë. Ne kemi përcaktuar dhe cilët do jenë kandidatët që mund të jenë dhurues”, deklaroi Rakacolli.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.