Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Ish-deputeti shqiptar i shtruar te spitalin “Shefqet Ndroqi”: Ndaloni o njerëz, shihni se çfarë po bëhet. S’ia uroj askujt këtë që po kaloj unë

16:56 / August 12, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Fatmir Toçi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Për gati një muaj po qëndroj i shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë, nën kujdesin e mjekëve, për rikuperimin e mushkërive nga pasojat që la pas virusi Covid-19 që ka përfshirë botën mbarë.

Më besoni, kurrë në jetën time nuk e kam ndjerë vehten më rëndë e më të rrezikuar për jetën se sa në këtë rast dhe kjo më ka bërë të mendoj se sa e brishtë dhe e cënueshme është jeta mbi tokë.

Por, shoh nëpërmjet mediave, internetit, rrjeteve sociale etj. masivisht një shpërfillje të papërgjegjshme e të frikshme të masave parandaluese, të domosdoshme për t’u mbrojtur nga kjo flamë vdekjeprurëse: njerëz pa maska në mjedise të mbyllura e publike, festa e grumbullime masive duke mos respektuar distancat e rekomanduara, madje prononcime e deklarata të njerëzve të njohur e të panjohur nëpër ekrane e rrjete sociale për teprim të masave apo, më keq akoma, për teori konspirative të shpikura për qëllime e interesa të caktuara (!).

Po e përsëris për së dyti thirrjen time “më besoni” nga Spitali “Shefqet Ndroqi”, ku janë të shtruar mbi 200 pacientë të prekur nga virusi vdekjeprurës dhe që ngjason si spital lufte pas një beteje të përgjakshme, ku punon me përkushtim e vetmohim një personel që ka vënë në rrezik jetën e vet dhe të familjeve për të shpëtuar jetë njerëzish, ku nga një sallë e vogël reanimacioni, e planifikuar për 8 vetë dhe e përshtatur për 12, diktuar nga kushtet e emergjencës sot, dalin pa jetë 1-2 pacientë në 24 orë, duke sjellë dhimbje e trishtim për familjet e tyre.

Jetë të prera në mes papritur e pabesisht, dhe pakujdesia e papërgjegjshmëria jonë personale dhe kolektive janë faktori kryesor i këtyre humbjeve në jetë njerëzish.

Nuk do t’ia uroja askujt të provojë këtë që po kaloj unë në këtë spital, ku kurrizi dhe dysheku janë bërë një që prej një muaji, për ta besuar se sa e rëndë dhe serioze është situata në këtë luftë, abdurde në dukje, me një armik të panjohur sa duhet e që ngjall vdekje kudo që prek; por desha t’ju bëj një thirrje si mik, si vëlla, si një qytetar i këtij vendi, si një njeri që prej më shumë se 4 javësh lufton me vdekjen në emër të jetës: mbajeni atë dreq maske dhe bëni kujdes, mbroni jetën tuaj, të familjes tuaj dhe të të tjerëve!

Jeta është e shtrenjtë, duhet mbrojtur e jetuar!

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spahiu: “Flamingot” i kanë bërë një nder Shqipërisë, që kanë larguar Berishën për 3 muaj nga bulevardi

17:20 / August 26, 2026

Begaj pret në presidentë ambasadoren e Belgjikës

14:19 / August 26, 2026

Pas takimeve maratonë në Pogradec, Rama thërret të premten në seli drejtuesit politikë dhe ministrat

11:25 / August 26, 2026

Pas takimeve në Pogradec, Rama nis turin e takimeve në 12 qarqe për “Besën” dhe “Pasqyrën Albania”

10:08 / August 26, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.