Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Tamponi i doli negativ, pacienti mbahet në spitalin COVID2, i vëllai bën denoncimin e fortë: Nuk na japin asnjë shpjegim

18:21 / August 12, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ambulance 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një qytetar nga Lezha ka ngritur shqetësimin se vëllai i tij po vijon të mbahet në spitalin COVID 2 prej tre ditësh, ndonëse tamponi për Covid-19 i ka dalë negativ.

Ai shprehet se i vëllai është dërguar në spitalin e Lezhës dhe pas dyshimeve të mjekëve e kanë sjellë në Tiranë ku i është nënshtruar testit për koronavirus.

Ai shton se vetë mjekët e spitalit COVID 2 kanë thënë se pacienti nuk duhet të mbahet në spital Covid, pasi ka probleme me kokën dhe jo simptoma të Covid-19.

Me zërin që i dridhet shprehet se i druhet faktit se i vëllai edhe mund të ketë ndërruar jetë pasi prej tre ditësh nuk ka asnjë lajm nga gjendja e tij shëndetësore.

“Vëllai im pre tre ditësh. Erdhëm nga Lezha. Erdhëm tek Infektivi. Kishte dyshime për Covid. Tamponi doli negativ. Një doktoreshe që takuam dje tha nuk e dimë pse na e kanë sjellë këtu se nuk është për këtu. Ai ka probleme në kokë.Por këtu nuk është për atë punë, Nuk e di pse e mbajnë te Covidi. Nuk dimë asnjë të dhënë për vëllain. As e kam parë vëllain. Jemi në pavion për Covid, por nuk ka Covid. Mjekun nuk e njohim. Atë ditë që e sollëm në urgjencë thanë se do i përcaktojnë diagnozën. Ata nuk na japin asnjë shpjegim. Asnjë sqarim”, tha ai për Abc News.

“Ne duam ta çojmë aty ku duhet jo për Covid. Mund të ketë vdekur ai dhe ne nuk dimë asgjë. Asnjë njeri nuk na jep informacion. Prej tre ditësh jemi këtu ditë e natë. Dua të di çfarë bëhet me vëllain tim. Dua të shkojë aty ku duhet vëllai im”.

Pse e mbajnë këtu kur nuk është me Covid. Problemi i tij është në kokë. Është në gjendje shoku. Doktoresha vetë e tha se nuk e di pse e kanë sjellë këtu se nuk është për këtu. Doktoresha tha nuk është për këtu, por më erdhi keq dhe nuk e ktheva”, shprehet qytetari.

tamponi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025

Plani i Donald Trump për paqes në Gaza, reagojnë vendet e BE: Hamas ta pranojë

09:55 / September 30, 2025

Shqipëria bën hapin e parë drejt eliminimit të pajisjeve matëse me përmbajtje mërkuri nga institucionet shëndetësore

20:37 / September 19, 2024
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.