Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ilir Beqaj i përgjigjet ish-deputetit të LSI: Na fal o zoti Vasili që e hoqëm taksën e sëmundjes që ti dhe Sali Berisha u vendosët shqiptarëve. Ja diferenca mes nesh

21:31 / August 13, 20204 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
beqaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, njëkohësisht edhe deputet i PS-së ka reaguar ndaj akuzave të ish-deputetit të LSI-së Petrit Vasili. Duke i kujtuar borxhet me të cilat qeveria PD-LSI zhytën sistemin shëndetësor, ai rendit listën e investimeve të bëra në këto 7 vite të qeverisjes socialiste.

Postimi i plotë:

“Shëndetësia një dështim i tmerrshëm të cilit Pandemia dhe administrimi katastrofik i vuri vulën.”

Kështu ka deklaruar sot Petrit Vasili. Sigurisht që gjithsecili është i lirë të thotë çfarë të dojë. Ka 30 vite që kjo është një e drejtë e fituar. Në fund të fundit, secili nga ne, mbi supe vetëm kokën e tij mban.

Por meqë për 3 vite e gjysmë kam punuar drejtpërdrejt në shëndetësi gjatë qeverisjes 7 vjeçare të Edi Ramës disa të vërteta ndjej detyrim t’i ndaj me publikun.

Po e nis nga pandemia e Covid -19.

Menaxhimi i pandemisë bazohet në kuadrin ligjor që rregullohet me ligjin nr 15/2016. Ligji i mëparshëm datonte 1994. Na fal o zoti Vasili pse e përpiluam dhe miratuam ligjin “Për parandalimin dhe luftimin e infeksioneve dhe sëmundjeve infektive”.

Tamponët, kitet, reagentët, pajisjet laboratike (kaq të diskutuar këto kohë) vendosen në treg dhe në shërbim të pacientëve sipas kuadrit rregullator bazuar në ligjin 89/2014. Nuk ka patur më parë ligj të tillë në Shqipëri. Na fal o zoti Vasili pse e përpiluam dhe miratuam ligjin “Për pajisjet mjekësore”.

Dezinfektimi kaq i nevojshëm në këto kohe pandemia kryhet sipas kuadrit rregullator bazuar në ligjin 95/2015. Nuk ka patur më parë ligj të tillë në Shqipëri. Na fal o zoti Vasili pse e përpiluam dhe miratuam ligjin “Për shërbimet dhe produktet biocide në shëndetin publik”.

127 apo urgjenca mjekësore kombëtare aq e vlefshme këto kohe funksionin në bazë të ligjit 147/2014. Nuk ka patur më parë ligj të tillë në Shqipëri. Na fal o zoti Vasili pse e përpiluam dhe miratuam ligjin “Për shërbimin e Urgjencës Mjekësore në RSH”.

Këto kohë pandemia ka patur jo ankesa, herë me vend e herë pa vend. Por kaluan 5 muaj e nuk pati asnjë ankesë se nuk mundi dikush të bëjë një skaner apo se skaneri nuk punon. Nuk ndodh më që prej 2014. Kohë pritja për një skaner FALAS është 2 ditë dhe për një rezonancë manjetike FALAS është 17 ditë. Na fal o zoti Vasili për këtë dështim.

Gjatë pandemisë recetat me rimbursim u lëshuan elektronikisht nga mjekët e familjes, të firmosura elektronikisht po nga mjekët e të ekzekutuara elektronikisht në rrjetin e farmacive. Na fal o zoti Vasili për këtë dështim të tmerrshëm që nuk u sorollat asnjë pensionist.

Prej 6 vjetësh ka urgjencë mjekësore 24/7 në shërbim të sezonit turistik. Na fal o zoti Vasili edhe për këtë dështim.

Prej 5 vjetësh ka urgjencë kardiake 24/7 në QSUT. Na fal o zoti Vasili edhe për këtë dështim.

Prej 4 vjetësh ka urgjencë celebrale-vaskulare 24/7 në QSUT. Na fal o zoti Vasili edhe për këtë dështim.

Na fal o zoti Vasili pse nënat e reja në Gjirokastër, Sarandë e Korçë sjellin në jetë fëmijët e tyre në kushte dinjitoze e në sterilitet maksimal.

Na fal o zoti Vasili pse duke filluar nga viti i ardhshëm edhe nënat e reja në Berat, Lezhë, e Kukës do të sjellin në jetë fëmijët e tyre në kushte dinjitoze e në sterilitet maksimal.

Na fal o zoti Vasili pse e mbrojmë shëndetin e shqiptarëve nga produktet e duhanit.

Na fal o zoti Vasili pse mbrojmë shëndetin dhe bezdisjen e shqiptarëve nga mushkonjat.

Na fal o zoti Vasili pse nxorëm nga pluhuri që prej 2006 financimin 5 milionë euro për modernizimin e spitalit të Traumës.

Na fal o zoti Vasili për spitalin e ri neurologjik në QSUT

Na fal o zoti Vasili për kirurgjinë e re të përgjithshme në QSUT.

Na fal o zoti Vasili për 100 transplante veshke FALAS për pacientët shqiptarë.

Na fal o zoti Vasili për mijëra katarakte FALAS për pensionistët.

Na fal edhe për spitali e ri të sëmundjeve të brendshme në QSUT që po ndërtohet.

Na fal edhe për spitali e ri të pediadrisë në QSUT që po ndërtohet.

Na fal edhe për spitalin e ri në Kukës

Na fal edhe për pediatrinë e re në Durrës.

Na fal edhe për 300 qendra shëndetësore të rikonstruktuara.

Na fal o zoti Vasili që e hoqëm taksën e sëmundjes 10 % që ti dhe Sali Berisha u vendosët shqiptarëve.

Na fal o zoti Vasili që nuk kemi asnjë borxh ndaj furnitorëve të ndryshëm, ndërsa në 2013 ti dhe Sali Berisha vetëm në shëndetësi latë 40 mln dollarë borxhe.

Na fal o zoti Vasili që ulëm 30 % çmimet e barnave të shqiptarëve duke kursyer çdo vit 70 milionë dollarë. Ah jo. Naiv unë i ziu. Jo, Jo. E di që këtë nuk na e fal ti jo.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Po lahej me shokët në liqenin e Komanit, mbytet 20-vjeçari nga Kosova

19:21 / August 26, 2026

Apeli rrëzon Prokurorinë, Nikolla Gruevski shpallet përfundimisht i pafajshëm në “Talir 2”

19:06 / August 26, 2026

Shtëpi për çiftet e reja, prezantohet prioriteti i parë i “Shqipërisë Sociale” Koçiu: Në vjeshtë nis programi i ri i strehimit

17:38 / August 26, 2026

Spahiu: “Flamingot” i kanë bërë një nder Shqipërisë, që kanë larguar Berishën për 3 muaj nga bulevardi

17:20 / August 26, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.