Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“S’protestojmë për të rrëzuar Ramën e për të sjellë Lulin”, aleatët kundër Bashës

14:38 / February 5, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Dashamir Shehi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Edhe aleatët e Partisë Demokratike shfaqen të ndarë përsa i përket pjesëmarrjes në protestën e 16 shkurtit të lajmëruar nga opozita.

Dashamir Shehi, kreu i LZHK-së, i ftuar në emisionin “Byro Politike” në ABC News, ka shprehur rezerva për marrëveshjen e 17 majit të 2017 Rama-Basha, duke e quajtur një gabim të rëndë të kreut të PD-së.

“Ka qenë një zgjedhje e gabuar ajo që bëri zoti Basha. Gaboi ai, është përgjegjësia e tij, i takon atij ta mbaj mbi supe,”- është shprehur kryetari i LZHK-së.

Ndër të tjera Shehi, ka shtuar se qeveria e cila u krijua pas marrëveshjes së 17 Majit, nuk pati benefite dhe nuk solli asgjë për zgjedhjet, ishin sërish të kapura.

“Ne nuk duam një marrveshje të tillë si ajo e 17 Majit, mes Ramës dhe Bashës. Ne synojmë rrëzimin e Ramës dhe një qeveri tranzitore që të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme,”- është shprehur Dashamir Shehi.

Shehi, ka treguar konkretisht çfarë do të bëhet në protestën e 16 Shkurtit dhe çfarë synohet të arrihet me protestën e 16 shkurtit. Ai tha se për këtë protestë duhet një përgatitje e veçantë për idenë, pse duhet të vijnë qytetarët, çfarë duhet të bëjnë, çfarë duhet të kërkojnë dhe si duhet finalizuar.

“Ne nuk po rrëzojmë Edi Ramën, për të vënë Lulzim Bashën, nuk po bëjmë pazar. Ne po kërkojmë të rrëzojmë Ramën për të bërë një qeveri tranzitore, një qeveri e cila do të vendosë rregulla për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Nga ata 40 oligarkë që janë, të paktën të largojmë 20, që të mos u vënë njerëzve pistoletën te koka kur votojnë, të mos japin para për të blerë votat,”– është shprehur Dashamir Shehi.

Deputeti Shehi, është shprehur se protesta e 16 Shkurtit, synon të krijojë një linjë të re që populli të votojë i lirë.

“Ne nuk duam të marrim pushtetin në tavolinë. Duam të rrëzojmë Edi Ramën për të krijuar një qeveri tranzitore, të largojmë krimin nga politika, të largojmë korrupsionin nga politika, të përgatisim zgjedhjet me një ligj ndryshe nga ky i sotmi, pastaj të dalim në zgjedhje dhe nëse do populli le të votojë sërish Edi Ramën,”– është shprehur Dashamir Shehi.

Dashamir Shehi Opozita
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Arkitektët e botës në Tiranë, Rama: Zhvillimi dhe natyra duhet të bashkëjetojnë

10:35 / June 4, 2026

Lamallari: Sakrifica e Enea Mekollit do të kujtohet me respekt, autori do të përballet me forcën e ligjit

10:08 / June 4, 2026

Aktiviteti “Bread and Heart Festival” në Tiranë, policia njofton kufizimin e përkohshëm të lëvizjes në Sheshin Skënderbej

09:57 / June 4, 2026

Vrasja e policit në Maliq/ Reagon Rama: Nderim i përjetshëm për dëshmorin e atdheut, dënim maksimal për autorin

09:52 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.