Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Barcelona-Bayern Munich, diferencën pritet ta bëjë Leo Messi

16:50 / August 14, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
15973636169960 scaled 1 696x392 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Jo shumë kohë më parë, ndeshja që do të luhet sonte mes Barcelonës dhe Bayern Munich në “Estadio da Luz” të Lisbonës (ora 21:00)do të shihej si duel i stileve të ndryshme të lojës.

Pozicionimi dhe prekja e Barcelonës do të sfidonin fuqinë fizike dhe përkushtimin gjerman si në një konfrontim pushtet-fuqi. Nuk është rasti i një këndvështrimi të tillë sonte, ku Barça paraqitet qartë si një ekip inferior ndaj bavarezëve. Bayerni shihet si favorit kryesor për t’u kualifikuar.

Përballë kësaj situate, të besuarit e trajnerit Setién e dinë që duhet të vuajnë. Ata do të përpiqen të befasojnë, duke dalë mbi problematikat e gjysmës së dytë të sezonit. Por ky është futbolli dhe nëse dikush ka Messin në radhët e tij, nuk ka asnjë surprizë që mund të përjashtohet.

Pas dy vitesh dështimeve të rënda në Champions, edhe pse shihej favorite, pas rezultateve të ndeshjes së parë kundër Romës dhe Liverpool-it, Blaugrana-t u larguan plot zhgënjim nga ky kompeticion. Kësaj here, kundër Bayernit, do të luajë kualifikimin në gjysmëfinale me një ndeshje të vetme. Krenaria, rezistenca dhe Messi duken tri armët më të forta të Barcelonës. Stili i lojës, një ADN më vete, është pjesa tjetër, që apriori duket si zbukurim te katalanasit.

Arsyet për të besuar te Barça është mbi të gjitha Leo Messi. Por, nëse ka diçka në të cilën gjermanët kanë të drejtë me prognozën e tyre, është se vetëm Messi nuk do të jetë i mjaftueshëm. Në këtë finale trë parakohshme, sidoqoftë, Barça nuk shkon e “zbathur”.

Pas yllit argjentinas është një ekip i shkëlqyeshëm. Problemi është të shihni se sa do të funksionojë si “orkestër”. Setién e di se skuadra e tij, në planin fizik, duhet të bëjë një hap përpara.

Dallimi i madh midis dy pretendentëve është në ritmin e lojës. Barça, siç e njohu trajneri i tyre pas eliminimit të Napolit, nuk është aty, që të dominojë 90 minuta lojë. Në këtë kuptim, të besuarit e Flick janë e kundërta. Bavarezët janë të aftë të luajnë me dy shpejtësi mbi Blaugrana-t. Por, nuk kanë Messin…

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shqipëria njeh rivalët e mundshëm/ Përcaktohen të gjitha vazot për shortin e “Euro 2028”

12:39 / November 18, 2026

Provë karakteri për Shqipërinë U21, Spanja largohet pa gol nga Tirana

22:42 / November 17, 2026

Pas rasteve vjen goli, Rey Manaj kalon në avantazh Shqipërinë! 0-1 kundër Bjellorusisë

18:34 / November 15, 2026

Shqipëria, gati për ‘finalen’ e fundit/ Dy ndryshime të detyruara në formacion, Shehu e Hoxha titullarë

18:30 / November 15, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.