Radhë të gjata dhe trafik në pikën kufitare të Kakavijës, kjo si pasojë e masave të reja anti-Covid.
Duke nisur prej të dielës, 750 persona kanë hyrë çdo ditë në Greqi, të cilët do të vendosen në izolim shtëpiak për 7 ditë.
Sipas ethnos.gr, në Shqipëri ekziston mundësia për lëshimin e rezultateve negative të testit molekular.

Sekretariati i Përgjithshëm për Mbrojtjen Civile thotë se të vetmet testime në fuqi janë ato të lëshuara nga Instituti i Shëndetit Publik.
Në të njëjtën kohë, vihet re se tashmë testet negative të falsifikuara plotësisht, janë lëshuar në Shqipëri edhe nga njësitë shëndetësore që nuk kanë mundësinë e ekzaminimeve efektive.
Vetëm pas kontrolleve të rrepta në pikat kufitare, ku do të ekzaminohet me kujdes dokumenti i testit ‘PCR’ do të vendoset nëse qytetari do të hyjnë apo jo në territorin grek. Kjo do të ndodhe vetën nëse kanë një dokument nga Spitali Shtetëror i Tiranës.
TIRANANEWS.AL/ Burimi: ethnos.gr
