Anila Gjebrea, bashkëshortja e artistit Ardit Gjebrea ka festuar ditëlindjen në fundjavën që lamë pas dhe duket se drejtuesi i “E Diela Shqiptare” nuk e ka lënë që kjo datë e rëndësishme të kaloj thjesht.
Përpos urimit publik që ai bëri nënës së dy fëmijëve të tij, që e cilësoi ndryshe “fati im”, ka organizuar edhe një darkë private për familjarët dhe miqtë më të ngushtë të çiftit, në një nga lokalet e kryeqytetit.
Ambienti i dekoruar me lule, qirinjë, e që në hyrje shkruante me gërma të mëdha “ANILA”, i ftonte të pranishmit në sallën e festës ku surprizat nuk do të mungonin përgjatë gjithë natës. Në mbrëmje, enkas për të pranishmit, kënduan artistë si Pirro Çako., Juliana Pasha, Venera Lumani, Lind Islami.