Një natë e çmendur në Lisbonë, Barcelona ka regjistruar humbjen më dramatike të këtyre viteve të fundit, pasi u mund me rezultatin 8-2 nga Baryern Munich.
Pjesa e parë e takimit përfundoi me rezultatin 4-1, me gola të realizuar për baravezët, nga Muller dy herë, Gnabry dhe Perisic.
Ndërsa në pjesën e dytë, Barcelona ngushtoi diferencën falë një goli të Suarez. Mirëpo entuziazmi zgjati fare pak pasi Kimmish realizoi golin e pestë për të tijët, për të vijuar më pas me golat e të përhershmit Lewandowski dhe Coutinho i cili realizoi dy herë në fund.
Me këtë fitore gjermanët kalojnë në gjysmë-fiale, ndërsa Barcelona është me valixhe gati për t’u rikthyer në shtëpi, me një kujtim të hidhur që do të mbahet mend gjatë në memorien e tifozëve katalanas.
Barcelona-Bajern Mynih 2-8
7′ (ag) Alaba, 57′ Suarez / 4′, 31′ Myler, 22′ Perishiç, 28′ Gnabri, 63′ Kimish, 82′ Levandovski, 85′, 89′ Kutinjo
Barcelona (4-3-1-2): Ter Shtegen; Semedo, Pike, Lengle, Alba; Serxhi Roberto, Buskets, De Jong; Vidal; Mesi, Suarez. Trajner: K. Setien
Bajern Mynih (4-2-3-1): Nojer; Kimish, Boateng, Alaba, Devis; Goretzka, Tiago Alkantara; Gnabri, Myler, Perishiç; Levandovski. Trajner: H. Flik
