Prej katër ditësh me qindra qytetarë kanë mbetur të bllokuar në Kakavijë ku presin në radhë të gjata të kalojnë kufirin drejt Greqisë.
Gazetari Skëndaj ka publikuar një moment të dhimbshëm nga ajo që po ndodh në këtë pikë kufitare. Në video shihet një nënë me fëmijën e saj të sëmurë, e cila nuk lejohet nga policia të kalojë kufirin.
Në video shfaqet momenti rrëqethës kur nëna e revoltuar, pas pritjes së gjatë, nxjerr fëmijën e saj tetraplegjik nga makina dhe e ul në tokë, në mes të rrugës.
Në këtë moment, policia i hap rrugën për të kaluar, pasi fëmija kishte nevojë për trajtim mjekësor.
