Pala greke ka pranuar që të mbajë hapur sportelet në kufi edhe gjatë natës. Pas katër ditësh pritje, kur radha e emigrantëve ka shkuar në mbi 20 kilometra, kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se Greqia është ‘zbutur’ dhe ka pranuar që të zgjasë orën e punës.
Përmes një statusi në Twitter, Rama shton se i falenderon për gatishmërinë dhe lutet që të ketë mirëkuptimin e qytetarëve.
“Gjatë gjithë ditës kemi bashkëpunuar me palën greke në çdo nivel. Kemi gjetur mirëkuptim e gatishmëri dhe faktin është se e njëjta situatë është edhe në kufijtë e tjerë të Greqisë. Faleminderit për vazhdimin e punës gjatë natës sot dhe lutemi mirëkuptimin e qytetarëve në vijim!”– shkruan Rama.
