Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka konfirmon se Kakavija edhe Kapshtica do të qëndrojë e hapur deri në orën 22:00 të mbremjes se sotme.
“Risjellim në vëmendje që nesër nis kufizimi i ri nga pala greke duke vendosur kuota dhe kërkesa për formular dhe test negativ.
Qytetarët të mos paraqiten nesër në Kakavijë e Kapshticë pa formularin dhe testin negativ.
Orari i ri për ditën e sotme pas bisedimeve me palën greke”, konfirmon ministrja Xhaçka.
Ministrja e Mbrojtjes bashkë me kreun e emergjencave civile dhe si dhe me angazhimin e mbi 200 efektiveve të Forcave të Armatosura kanë qenë non stop në pikat e kalimit kufitar.
