Kreu i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu, ka shprehur dhimbjen për ndarjen nga jeta të dy miqve të tij, për pedagogun Artur Voji dhe për zyrtarin e PS Ndue Ndoci, të dy të infektuar me Covid.
Postimi i Ndreut
Per Artur Voji dhe Ndue Ndoci qe na lane nga murtaja Covid skam fjale me pershkru dhimbjen qe kam !
Artur Voji, komshiu im, bashkemoshatar i Bertit, vellait tim. Nje djale i perkryer, Drejtori i IT te Tirana Bank. Pedagog te Fakulteti Shkencave te Natyres. Nje prind i mrekullueshem i dy djemve dhe nje perfaqesues i nje gjenerate ku ai shkelqente ne cdo aspekt. Ehhhh..cfare djali ! Lamtumire fort i dashuri yne Artur Voji !
Ndue Ndoci, plot miresi ne zemer, i qeshur, i dashur, i zgjuar. Ai meriton cdo fjale zemre, sepse zemren ai e vendoste gjithmone ne dispozicion te miqve, shokeve dhe te dashurve te familjes. Kush e njohu dhe nuk e deshi ! Ai luftoi gjate me semundjen, gati e mposhti duke na dhene shprese. Por nuk qe e thene ! Ndue Ndoci lamtumire ! Do na mungosh fizikisht, por ne shpirt do te kemi gjithmone, sepse ishe gjigand si njeri !


