Një aksident i frikshëm ka ndodhur pak çaste më parë në Moto GP, në pistën e Austrisë. Në incident u përfahinë pulotët Morbideli dhe Johan Zarko, të cilët patën një kontakt me njëri-tjtrin duke fluturuar jashtë piste. Me shumë fat ishte Valentino Rosi, i cili u gjend pas dy pilotëve dhe shmangu për milimetra përplasjen.
Pas këtij episodi, gara u ndërpre teksa vëmendja shkon te gjendja shëndetësore e dy pilotëve e cila duke gjykuar nga incidenti, duhet të jetë e rëndë. Sakaq, vetëm para disa minutave ka nisur sërish gara në pistën e Austrisë për ta dërguar deri në fund cirkuitin.
Kjo nuk është hera e parë që në Moto GP ndodhin incidente të frikshme, teksa pak javë më larë protagonist ishte Mark Markez që gjithashtu përfundoi në spital dhe ende nuk ia ka dalë të rikthehet të garojë.
