Besim Hajdarmataj prokuroi që firmosi kërkesën për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e Saimir Tahirit tashmë garon për SPAK.
Prokurori i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj i është shtuar listës së aplikimeve për të qenë anëtar i Strukturës së Posaçme Antikorrupsion (SPAK).
Aplikimi i Besim Hajdarmatajt vjen dy ditë para skadimit të afatit për të aplikuar në këtë strukturë. Deri më tani për të qenë pjesë e SPAK kanë aplikuar 13 prokurorë.
