Më 26 nëntor 2021 të gjithë nxënësit e shkollave të dëmtuara do të kthehen në shkollat e tyre.
Në një postim në facebook, Rama njofton se 143 shkolla të reja me standarde evropiane do të jenë gati brenda vitit 2021, ku nxënësit do të kenë mundësi të studiojnë në shkolla “pa dallim nga shkollat nëntëvjeçare të komunave kudo në Europë.”
Postimi i plotë:
26 nëntori i shkuar i la pa strehë mësimore fëmijët e mësuesit e gjimnazit “Arif Sula” Mamurras, Kurbin, por në 26 nëntorin që po vjen, ata do të hyjnë në një shkollë të re, me kushte optimale, e pakrahasueshme me të vjetrën dhe pa dallim nga shkollat nëntëvjeçare të komunave kudo në Europë.
143 SHKOLLA TË REJA me standarde europiane, të gjitha gati brenda vitit 2021, në vend të godinave të sojsojshme të goditura nga fatkeqësia e fundvitit 2019, janë një përgjigje kuptimplotë në emër të #ShqipërisëqëDuam
