Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Pse “Urat e Zogut” ekzistojnë edhe sot e kësaj dite?

20:43 / August 16, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1 4
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Dr. Hasan Bello

Që në periudhat më të hershme pasuria hidrografike e territorit shqiptar solli si rezultat ndërtimin e një numri të madh urash. Sigurisht, jo të gjitha këto ura i kanë rezistuar shekujve dhe kanë vlera të njëjta arkitektonike. Por kjo është një çështje tjetër…

Sot dua të risjell në vëmendje politikën e shtetit shqiptar për ndërtimin e urave në vitet 20-30 dhe arsyen përse këto ura i rezistuan kohës, duke i shërbyer banorëve të krahinave të ndryshme.

Si shembull po marim “Urën e Zogut”, të ndërtuar mbi lumin e Mat në vitet 1926-1927. Ajo u ideua nga vetë Presidenti i Republikës, A.Zogu. Ato vite ajo ishte një portë e domosdoshme për të hyrë në Shqipërinë e epërme që përfshinte Shkodrën, Lezhën, Mirditën, Tropojën, Kukësin, Pukën etj.

Kjo urë u inagurua me 26.5.1927 dhe u projektua nga ing. zviceran atëhere në moshën 30 vjeçare Erwin Schnitter. Në vitin 1925, u bë dhe projekti i parë i saj nga ing. gjerman Back, duke marrë si pikë ndërtimi fushën e gjerë. Por rryma e janarit në vitin 1926 tregoi egërsinë e saj dhe pozicionin e papërshtatshëm të këtij projekti. Ajo ka 6 harqe, nga 54 m të gjatë dhe një gjatësi prej 480.5 m. Ky projekt u zbatua nga ing.shqiptar Gjovalin Gjadri.

Sekreti i jetëgjatësisë së këtyre urave që u ndërtuan në “kohën e Zogut” ishte tek projektuesit dhe zbatuesit. Kështu, bashkëngjitur po botojmë një letër të konsullit të nderit të Austrisë në Shqipëri drejtuar Ministrisë së Punëve Botore (Publike), lidhur me fabrikën “Waagner-Biro Aktiengesellschaft” në Vienë dhe filialin e saj në Graz, e cila kishte ndërtuar disa ura në Evropë e Ballkan. Kjo fabrikë kishte ndërtuar Urën e Bunës në vitin 1911 dhe Urën e Bahçallekut në vitin 1924, që të dyja në qytetin e Shkodrës. Pra, shteti shqiptar interesohej dhe mblidhte informacion mbi fabrikat dhe projektuesit më seriozë të kohës. Vështirësitë ekonomike nuk e lejonin që investimet publike të rezistonin vetëm disa vite, siç ndodh rëndom në ditët e sotme…

2 2
3 1

dite ekzistojne urat e zogut
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja/ Rritet nafta, ulet me 1 lekë benzina

13:49 / June 4, 2026

INSTAT: Kostoja në ndërtim u rrit me 1,1% në tremujorin e parë të vitit 2026

13:15 / June 4, 2026

“Dyfisho ndërmarrjen tënde”/ Ibrahimaj: Bizneset do të financohen me kredi me interes 2-3%, synohet rritja e eksportit

12:41 / June 3, 2026

Ecuri pozitive e ekonomisë shqiptare/ FMN: Rritje e qëndrueshme, pavarësisht sfidave gjeopolitike

12:13 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.