Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin “Shkodër-koplik”. Tre makina janë përplasur me njëra tjetrën ku si pasojë kanë mbetur të plagosur disa persona. Akoma nuk dihen shkaqet e aksidentit dhe personat e përfshirë në të.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Vrakë. Policia është nisur për në vendin e ngjarjes së bashku me dy autoambulanca për të parë gjendjen e të plagosurve.
