Dënimi i dhënë nga UEFA ka pasur një kosto shumë të rëndë financiare mbi klubin e Skënderbeut. Mungesa e pjesëmarrjes në aktivitetet ndërkombëtare ka sjellë ulje të ndjeshme të të ardhurave, të cilat të shoqëruara me gjobën prej 1 miionë eurosh që iu vu skuadrës korçare, e bën situatën katastrofike për të.
Kësaj barre të rëndë financiare i është shtuar edhe vendimi për ankimimin në Gjykatën Federale të Zvicrës, e cila ka përllogaritur shuma të tjera të larta për t’u oaguar nga klubi i cili ka aktualisht llogaritë e bllokuara si pasojë e detyrimeve ndaj palëve të treta.
Gjykata Federale, në vendien e saj, caktoi që Skënderbeu të paguante 30 mijë franga zvicerane (rreth 28 mijë euro) si kosto të zhvillimit të gjyqit, siç e parashikon rreugllorja. Paralelisht korçarët duhej t’i paguanin në arkat e UEFA-s 35 mijë franga zvicerane (rreth 32 mijë euro) si dëmshpërblim për kostot e gjyqit të organizatës ngërkombëtare.
Një situatë që rëndon edhe më shumë pozitat e Skënderbeut i cili gjithashtu ka parë t’i largohen pa nxjerrë fitime pjesa më e madhe e lojtarëve që ka pasur në përbërje në dy vitet e fundit
