Rita Ora ka zgjedhur të pushojë me miq të saj në ishujt grek, dhe Daily Mail i ka kushtuar një artikull këtyre vendeve luksoze ku në resort nata kushton plot 22,296 dollarë.
Vila ku ajo po qëndron është 1.000 metër katror, dhe mund të presë deri në 14 persona. Ajo ofron pamje mahnitëse të bregdetit grek dhe shqiptar, një kinema dhe një ujëvarë.
Të shtatë suitat përfshijnë tualet të veçantë dhe dhoma, të kompletuara me pamje nga deti. Vila e sapohapur gjithashtu ofron një kuzhinier privat, portier, një kafene e shërbim 24 orë në dispozicion të këngëtares së hitit “Hot Right Now”, 29 vjeç.
E vendosur në një zonë të izoluar të ishullit, Rita dhe miqtë e saj mund të shijojnë pamjet e mrekullueshme të detit dhe udhëtimet e jahteve. Megjithatë, pavarësisht pushimeve në Greqi, Rita do të përballet me 14 ditë karantinë kur ajo të kthehet në Mbretërinë e Bashkuar.






